Pakti i nentorit para Presidentit
Në një intervistë për “ABC News” Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule thekson domosdoshmerinë që marreveshja mes dy partive të mëdha të mbyllet para nisjes se procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri. “Nëse afatet shkelen ateherë, marreveshja do të jetë pjesë e problemit” tha eurokomisioneri duke vlerësuar mbarëvajtjen e deritanishme të marrëveshjes dhe në veçanti të konsensusit mes palëve.
Bashkimi Europian shërben si fuqi tërheqëse për transformimin demokratik dhe ekonomik të vendeve të Ballkanit, mesazh që ju e përçuat edhe në 9 maj. Por kemi dy shembuj konkret, kur ju nuk e përdorni këtë fuqi tërheqëse dhe kur e përdorni. Kur ju lini Maqedoninë 6 vjet pa hapjen e negociatave të anëtarësimit, ajo që korrni është konflikti etnik. Kur ju e përdorni forcën tërheqëse të BE si në rastin e Serbisë, ajo prodhon rezultate të dukshme. Në rastin e Shqipërisë, a do ta përdorni fuqinë tërheqëse të BE-së për ta çuar vendin para?
Pyetja juaj është shumë legjitime, por e rëndësishme të kuptoni, se ne nuk jemi duke zbatuar një politikë me standarte të dyfishta për partnerët tanë. Po suksesi i proçesit varet se në ç’farë masë autoritetet e vendit dhe palët e tjera të përfshira në këtë proçes mund të angazhohen dhe të japin rezultate pëer reformat. Shkupi e di prej kohësh se cila është pengesa në rrugën e saj. Megjithatë, Komisioni Europian përmes dialogut të nivelit të lartë tenton të krijojë kushte më të mira për zgjidhjen e çështjes së emrit. Ne e kemi bërë këtë duke njohur situatën në vend. Kjo shpjegon pse kemi rënë dakort me kryeministrin Gruevski që një nga prioritetet është të shohim 10 vitete e marrëveshjes së Ohrit, ku ka probleme dhe ç’mund të bëjmë për këto. Për Shqipërinë, ne patëm një këshill stabilizim asocimi shumë produktiv. Vitin e kaluar, në këshillin e tretë të stabilizim asocimit, ne po rendisnim një listë me probleme, ndërkohë që sot u përqëndruam te zgjidhja. Ky nuk është rezultati i kreativitetit tonë, apo se kemi bërë punën në vend të shqiptarëve, por se palët e përfshira në proçes në Shqipëri, qeveria dhe opozita e kanë kuptuar, se vetëm duke punuar së bashku mund të realizojnë aspiratat e qytetarëve shqiptarë dhe vetëm duke punuar së bashku ata mund të arrijnë rezultate. Kjo është për mua forca tërheqëse në këtë rast.
E besoni në një avancim para 24 majit, sepse ju i latë vetëm 10 ditë palëve për të përmbyllur reformat?
Kemi patur një sërë arritjesh deri tani, marrëveshja e nëntorit është një arritje,të shohësh të dyja palët që arrijnë marrëveshje në shumicën e çështjeve të reformës elektorale dhe asaj të Kuvendit është gjithashtu arritje. Ne po presim mbarimin e çështjeve që mbeten dhe nuk e kam fjalën këtu vetëm për çështjet teknike, por edhe ato politike. Një nga aspektet shumë pozitive të ditës së sotme ishte edhe prezenca për herë të parë e përfaqësuesve të opozitës,të kryetarit të komisionit parlamentar të integrimit. Pashë nga të dyja palët një angazhim për të shfrytëzuar ditët që mbeten për të përmbyllur zbatimin e marrëveshjes së nëntorit. Më gëzoi fakti, se ata janë të ndërgjegjshëm për faktin, se finalizimi i paktit të nëntorit para proçesit të zgjedhjes së presidentit do të bëjë marrëveshjen e nëntorit pjesë të zgjidhjes. Nëse ata e humbin këtë afat, kjo do të kthehet në pjesë të problemit.