E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen 118 kg hashash, 2 të arrestuar

Marijuane e sekestruar / Foto arkiv

118 kg marijuanë janë sekuestruar dhe dy persona janë vënë në pranga nga policia greke në kufirin shqiptaro-grek.

Dy të arrestuarit, njëri prej të cilëve ishte shqiptar, janë kapur në zonën e Delvinaqit, në Janinë.

Dy transportuesit po udhëtonin me automjetin e tyre nga Shqipëria në drejtim të Janinës dhe nuk i janë bindur urdhrit të policisë greke për të ndaluar për kontroll.

Pas disa minuta ndjekje, policia ka arrestuar 30-vjeçarin shqiptar dhe një të ri nga Janina, si dhe ka sekuestruar sasinë e marijuanës dhe automjetin me të cilin transportohej.

Mësohet se 30-vjeçari shqiptar kishte precedentë në trafikimin e lëndëve narkotike. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›