Aksidentoi dy motrat në Elbasan, Gjykata “burg pa afat” për Denis Çengelin

Gjykata e Elbasanit lë në burg autorin e aksidentit që u mori jetën dy motrave në qytetin e Elbasanit, ndërsa plagosi edhe nënën e tyre. Trypi gjykues ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat”per shtetasin Denis Çengeli, i cili akuzohet se aksidentoi për vdekje dy motrat, Viola dhe Baftjare Hekurani.
Vetëm dy ditë më parë forcat e policisë së Elbasanit, falë dhe ndihmës së publikut fill pasi blutë e këtij qyteti vunë në dispozicion shumën prej 5 mijë USD për cdo informator që dispononte informacione lidhur me vendodhjen e tij, bënë të mundur arrestimin e 35 vjecarit, i cili ishte shpallur në kërkim që prej 11 gushtit.
Më 11 gusht të këtij viti dy adoleshente humbën jetën dhe nëna e tyre mbeti e plagosur rëndë, teksa u përplasën me automjet unazën e qytetit nga shtetasi Denis Çengeli. Aksidenti i ndodhur në rrethana ende të paqartësuara i kushtoi jetën në vendngjarje 18 dhe 17-vjeçareve Vjola e Baftjare Hekurani. Ato shoqëroheshin nga nëna e tyre, e cila gjithashtu u përplas nga mjeti.