E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnjë, arrestohet 24-vjeçari për "tentativë vrasje"

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një person për vrasje të mbetur në tentativë. Shtetasi Erind Mustafaraj, 24 vjeç nga Dushku është arrestuar nga blutë e Lushnjës, pasi akuzohet për tentativë vrasje. Sipas policisë 24-vjeçari tentoi të vriste me automatik shtetasin Met Muça, ndërsa gjatë ushtrimit të kontrollit nga efektivët e policisë në vendngjarje u sekuestrua arma tip kallashnikov dhe 20 fishekë. Ndërkaq materialet lidhur me këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›