E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, plagoset me thikë një adoleshent, në kërkim autori

Një adoleshent është plagosur me thikë mesditën e sotme në qytetin e Fierit pas një zënke me një bashkëmoshatarin e tij.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë shkollës 9-vjeçare "Jani Bakalli",në lagjen 1 Maji të këtij qyteti ku një 16-vjeçar është qëlluar me thikë nga një bashkëmoshatar i tij pas një zënke me këtë të fundit.
 

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
 

Sipas mjekëve adoleshenti është goditur me thikë në dorë dhe për pasojë është prerë një arterie duke bërë që gjendja e tij të mbetet e rëndë.
 

Ndërkohë mësohet se autori është larguar nga vendngjarja ndërsa policia ka bërë të mundur edhe identifikimin e tij.
 

Sipas policisë, po vijojnë kërkimet për kapjen e 16-vjeçarit me inialet M.A. ndërsa po vijojnë hetimet edhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›