Digjen tetë makina në Tiranë

Të paktën tetë automjete janë djegur gjatë 24 orëve të fundit në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Sipas policisë, dy makina u dogjën në zonën e quajtur Kthesa e Kamzës, ndërsa tre të tjera u dogjën tek zona e Freskut sot në mëngjes.
Ndërkohë, tre makina të tjera janë djegur në një bodrum tek zona e Stacionit të Trenit, si pasojë e një zjarri. Për të gjitha rastet po zhvillohen hetimet për të zbuluar shkaqet. Ende nuk ka përfunduar ekspertiza, teksa nuk përjashtohet edhe zjarrvënia e qëllimshme. /Start/
2012-09-10 11:54