E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, hidhet nga kati i shtatë pasi u nda nga e fejuara

Policia lokale bëri me dije se viktima është Eljon Pepa, 29-vjeç, banues në lagjen “Vasil Shanto” të qytetit verior.

Menjëherë në vendin e ngjarjes u dërgua grupi hetimor nga policia lokale, ku nga hetimet e para, u konstatua se viktima, i cili prej disa kohësh ishte kthyer nga Italia, banonte i vetëm, me qira në një hyrje në katin e shtatë të këtij pallati.

Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur, si pasojë e një momenti  depresioni, nga ana e Policia e Shkodrës po kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore e procedurale dhe materialet e ngjarjes në fjalë do i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. /Start/

                                                                                             2012-09-10 10:08
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›