Politikanët urojnë nxënësit shqiptarë

Përfaqësuesit në pushtet bëjnë bilancin e investimeve, ndërsa opozita bën bilancin e dështimeve të qeverisë dhe premtimet e saj kur do të drejtojë vendin.
Berisha: “Shqipëria e dijes” është vizioni ynë
Kryeministri Sali Berisha, ishte sot në shkollën 9-vjeçare “Besëlidhja”, në Lezhë, të cilën edhe e ka inauguruar. Pasi preu shiritin e inaugurimit të kësaj shkolle, një investim prej 1.4 milionë euro nga buxheti i shtetit, Berisha vizitoi më pas klasat e saj. Në fjalën e tij, Kryeministri u shpreh se sot, 560 mijë nxënës në mbarë vendin nisin garën më fisnike, më të rëndësishme të jetës së tyre, garën e dijes, duke i uruar ata që që të ecin gjithnjë e më lartë në këtë garë dhe të bëhen çdo ditë e më të dijshëm, në interesin e tyre, të familjeve dhe shoqërisë shqiptare.
Veçanërisht, Kryeministri uroi 36 mijë vogëlushët që hyjnë sot në klasat e para të vendit dhe që, këtë vit, kanë në dorë Abetaren e parë mbarëkombëtare në historinë e vendit. “Shqipëri e dijes”, theksoi Kryeministri-mbetet vizioni më i rëndësishëm i qeverisë dhe, në këtë kontekst, janë përpjekjet më serioze. Sot në mbarë vendin, në 71 për qind të gjithë shkollave të vendit, nxënësit ulen në shkolla të ndërtuara të reja apo të rindërtuara. Në të gjitha shkollat e Shqipërisë është shtrirë internetin dhe po pajiset ato me laboratorët më modernë.
“’Shqipëria e dijes’ është vizioni ynë dhe, në këtë kontekst, ne kemi bërë përpjekjet më serioze. Sot në mbarë vendin, në 71 për qind të gjithë shkollave të vendit, nxënësit ulen në shkolla të ndërtuara të reja apo të rindërtuara. Në të gjitha shkollat e Shqipërisë kemi shtrirë internetin dhe po i pajisim me laboratorët më modernë. Ne, në vizionin tonë për “Shqipërinë e dijes”, kemi vendosur dhe vendosim në një piedestal të lartë mësuesit e mësueset e këtij vendi, të cilët sot shpërblehen për punën e tyre me rroga 120 për qind më të mëdha se sa i kishin në ardhjen tonë në pushtet. Asnjë vend, asnjë qeveri, nuk ka realizuar një rritje të tillë të shpejtë dhe unë jam i bindur se mësuesit tanë meritojnë më shumë dhe ne, më shumë do t’i rrisim rrogat e tyre, çdo vit e në vazhdim”, theksoi ai.
Rama: Ndryshim rrënjësor në arsimin shqiptar
Nxënësit shqiptarë i uroi sot edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili premtoi ndryshime rrënjësore në arsimin shqiptar pas ardhjes në pushtet. Rama i uroi nga Twitter-i nxënësit shqiptarë, mësuesit dhe pedagogët, duke theksuar se dinjiteti i tyre është nëpërkëmbur.
“Jo vetëm do rriten rrogat e mësuesve, po do t’u rikthehet mësuesve dinjiteti dhe autoriteti i nëpërkëmbur keq në këto vite çorodie në arsim. Jo vetëm do vendosim rregulla të forta për arsimin privat, që paratë e prindërve mos shkojnë dëm, po do fuqizojmë ndjeshëm arsimin publik. Jo vetëm do ndërtojmë shkolla të reja, po nuk do lejojmë që fëmijët të mbeten pa shkolle për mungesë librash e mundësish në familjet e varfra”, shkruan Rama. Ai shton se Partia Socialiste do t’i jap fund analfabetizmit, duke premtuar një rilindje të re për arsimin dhe tekstet arsimore.
Basha kartolina për nxënësit e klasës së parë
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka shpërndarë nga një kartolinë urimi për të gjithë fëmijët që nisën sot klasën e parë. Brenda qytetit të Tiranës vazhduan shkollën këtë vit rreth 5300 fëmijë. "Të dashur nxënës të klasës së parë dhe prindër! Dita e parë e shkollës është një kujtim i bukur për çdo nxënës, por më i paharruari dhe i veçantë është për ju, që për herë të parë uleni në bankat e shkollës. Unë sot dua t'iu uroj nga zemra, suksese në mësime dhe t'ju garantoj se jam i vendosur të bëj gjithçka, për ta bërë Tiranën një qytet të zhvilluar, ku ju të jetoni më mirë, të mësoni sa më shumë dhe ti shijoni sa më mirë vitet e bukura të fëmijërisë tuaj", shprehet Basha. Kryebashkiaku tha se do të merren një sërë masash për të gjitha shkollat në kryeqytet. /Start/
2012-09-10 11:51