E Diel, 1 Nëntor 2026

GND- ja shpall përfundimin e pavarësisë së mbikqyrur në Kosovë

Kosovë- Ka përfunduar sot Pavarësia e Mbikqyrur për Kosovën dhe nis kështu zyrtarisht rrugë ëndrra e një shteti të pavaruar për miliona shqiptarët e Kosovës.

Ky vendim është marrë sot në mesditë, pas një mbledhje të Grupit Drejtues Ndërkombëtar që përbëhet nga njëzet e tri shtete evropiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Turqia, të cilat, që të gjitha, e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

“Pas vlerësimit të tij më datë 2 korrik 2012 se Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës (PGJS) është zbatuar në mënyrë substanciale dhe duke vënë re se në përputhshmëri me zotimet e tyre, institucionet e Kosovës tani i kanë miratuar pakot e ndryshimeve të Kushtetutës dhe të legjislacionit primar duke i përfshirë në mënyrë të kënaqshme elementet e mbetura të PGJS-së brenda kornizës kushtetuese dhe juridike të Kosovës, Grupi Drejtues Ndërkombëtar shpall sot përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës dhe përfundimin e mandatit të Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar”.

“Pas përfundimit të detyrave të nevojshme administrative të brendshme, Zyra Civile Ndërkombëtare do të mbyllet në fund të vitit 2012. Me efekt të menjëhershëm, PGJS-ja nuk ekziston më si fuqia juridike e veçantë dhe më e lartë, dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës tani përbën bazën e vetme të kornizës juridike të vendit”,- thuhet në deklaretën e grupit.

Pas këtij vendimi, në orën 16:00 do të dalë në koferencë për shtyp kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR) Pieter Feith.

Më pas, në orën 16:30, do të hapen dyert e Kuvendit të Kosovës. Aty do të organizohet një seancë  speciale, ku me fjalime do të prezantohen presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, zëvendëskancelari i Austrisë, Michael Spindelegger,  si dhe treshja ndërkombëtare e angazhuar për zgjidhjen e statusit të Kosovës: kryenegociatori Martti Ahtisaari, përfaqësuesi i SHBA-së Frank Ëisner dhe përfaqësuesi i BE-së, Wolfgang Ischinger.

Pas seancës së Kuvendit të Kosovës, sipas axhendës, përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës kanë paraparë edhe një darkë festive në hotelin Sëiss Diamond, të organizuar nga presidentja Jahjaga dhe kryeministri Thaçi. Aty fjalën kryesore do ta kenë kryeministri Thaçi dhe komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fyle.

Por aktivitetet për heqjen e mbikqyrjes së pavarësisë nuk mbarojnë me kaq, ato do të rifillojnë sërish ditën e nesërme me 11 shtator. Media kosovare bëjnë një panoramim të detajuar të aktiviteteve:

11 shtatori

Në hotel Swiss Diamond është paraparë një konferencë ndërkombëtare me temën: Kapitujt e mbyllur në Ballkan. Në këtë konferencë, e cila do të fillojë në orën 9:00 për pesëmbëdhjetë minuta fjalë mikpritëse do të mbajnë presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Thaçi dhe Pieter Feith.

Më pas, nga ora 9:15 deri në ora 10:45, do të mbahet takimi i parë me titull Transicioni në kohën e globalizimit, që do të modelohet nga prof Bill Ëecshler. Fjalën kryesore në këtë takim do ta mbajë Marti Ahtisaari.

Pastaj nga ora 14:15 deri në orën 15:30 do të mbahet takimi i dytë i titulluar Në prag të dekadës së dytë të pavarësisë, lista e rezultateve të Kosovës dhe të bashkësisë ndërkombëtare, i cili do të moderohet nga publicisti Tim Judah.

Nga ora 15:30 deri në orën 16:30 do të mbahet takimi i tretë me titull: Çfarë më tutje për shoqëritë dhe ekonominë në Ballkan?, i cili do të moderohet prej Dimitar Bechev nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie të Jashtme.

Folës të tjerë të këtyre takimeve do të jenë ambasadori Wisner, ambasadori Ischinger, ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Panariti, ndërsa nëpërmjet videolinkut do të drejtohet me një fjalim edhe ish-presidenti Bill Clinton. Gjithashtu, në këtë konferencë do ta marrin fjalën edhe përfaqësues të partive të opozitës, etj.

Pasi të ketë përfunduar konferenca, në orën 19:00 do të bëhet shpalosja publike e një vepre arti në qendër të Prishtinës, në Galerinë Kombëtare të Arteve, nga Nathan Coley, laureat i çmimit Turner.

E tëra do të mbyllet në sheshin Nënë Tereza, duke filluar nga ora 21:00, kur do të mbahet një koncert publik nga Bandet Jazz dhe Rock nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina.

Lidhur me ngjarjet e organizuara nga institucionet e Kosovës për të hënën dhe të martën rreth shënimit të fundit të pavarësisë së mbikëqyrur ka folur zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi. Ai ka thënë se ky do të jetë organizimi më i madh që e ka bërë ndonjëherë Kosova. Do të jetë takimi më i madh që ka qenë Kosova nikoqir gjatë këtyre dy ditëve. Jemi krenarë që do të jetë edhe një pikë fokale ku e tërë bota do ta shohë progresin e Kosovës dhe e tërë bota do ta ketë mundësinë që të raportojë për zhvillimet rreth fundit të pavarësisë së mbikëqyrur, ka thënë ai. Jemi të lumtur që së bashku me ICO-n dhe GJND-në po e përfundojmë një kapitull.

Ai ka treguar edhe rreth delegacioneve që do ta vizitojnë Kosovën. Do të presim diku rreth tridhjetë e pesë delegacione shtetërore të niveleve më të larta. Do të jenë mbi 150 mysafirë. Do të kemi edhe ministra të punëve të jashtme, do të kemi edhe një përfaqësim mbarëkontinental, ka thënë ai. Do të kemi mysafirë prej Japonisë, zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, deri në Afrikë, ministrin e Punëve të Jashtme të Ganës, ministra, drejtorë politikë, sekretarë shtetesh.

Selimi ka treguar se numër i gazetarëve nga bota do të përcjellin ngjarjen kur Kosova do të përmbyllë mbikëqyrjen e pavarësisë së saj. Dy ditët e ardhme, të hënën dhe të martën, mbi njëqind gazetarë nga mbarë bota po presin që të akreditohen. Kemi gazeta prej Le monde The Economist, Neë York Times e media nga Rusia, Portugalia, Lindja e Mesme, ka thënë ai.

Po sot pritet që të vizitojë Kosovën edhe zëvendës/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker.   Reeker mbërrin kështu në Kosovë në ditën e fundit të mbikqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë. Mediat kosovare raportojnë se ai do të takohet me liderët e lartë të vendit me të cilët do të bisedojë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Mësohet se pas takimit të përbashkët, kryeministri Hashim Thaçi dhe diplomati amerikan Philip Reeker do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›