Aksident në aksin Burrel-Klos, plagoset drejtuesi i motorit
Një i ri ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja është shënuar në aksin Burrel-Klos, ku një motor teksa udhëtonte në këtë aks rrugor ka humbur kontrollin duke u përplasur me bordurat e rrugës. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, shtetasi Mariglen Lleshi, 23-vjeç.
Si pasojë e plagëve të rënda i aksuidentuari është transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës së nevojshme shëndetësore. Ndërkaq nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.