E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentoi fëmijën, në pranga gruaja

Aksidenti me pasojë vdekjen e një 6-vjeçari ka vënë në pranga një 42-vjeçare nga Tirana. Burimet zyrtare të Policisë së Lushnjës bëjnë të ditur se kanë arrestuar nën akuzën e "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" shtetasen Kaliopi Koçi. Ajo ka qenë duke udhëtuar nga Lushnja për në Tiranë, kur pranë fshatit Dushk ka përplasur një fëmijë, i cili kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Fëmija 6 vjeç, me inicialet A.T., ka gjetur vdekjen gjatë kohës që po e transportonin për në spitalin e Lushnjës. Sipas policisë, gruaja ka qenë duke e ngarë mjetin me shpejtësi të madhe dhe konsiderohet fajtore për aksidentin.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›