Tragjedia shqiptare në Itali, familja pret trupat e pajetë
Pas tragjedisë së rëndë të ndodhur në Barberino del Mugello, pranë Firences, drejtësia italiane ka zbardhur disa detaje të ngjarjes, ndërsa në fshatin Vrakë të Shkodrës ka pllakosur morti. Mediat italiane kanë publikuar dje pjesë të dëshmisë së pronarit të pallatit ku jetonin me qira Gëzim Gjonaj, gruaja e tij Angjelina dhe fëmijët Dorian dhe Dorina, 13 dhe 14 vjeç. Italiani tregonte se gruaja shqiptare i kishte thënë se ndiente erën e gazit, por në moment, kishte ndodhur shpërthimi dhe gjithçka përfundoi tragjikisht për gruan shkodrane dhe fëmijët e saj. Dera e Gjonajve në Vrakë ishte hapur dje për një mort të pazakontë dhe priste edhe njerëz që nuk kishin hyrë aty kurrë më parë.
Shtëpia e Gjonajve është pranë rrugës Shkodër-Koplik. Një varg grash të veshura me të zeza ta bëjnë të lehtë orientimin për nga shtëpia e mortit, një ndërtesë e madhe trekatëshe. Në hyrje të shtëpisë janë burrat, të cilët, shtrëngimi i duarve dhe duhani që digjet pa pushim, duket se i forcon përballë kësaj tragjedie. I zoti i shtëpisë, babai i Gëzim Gjonajt, kërkon t‘u japë zemër njerëzve, por atij ende nuk ia kanë treguar të gjithë të vërtetën. I kanë thënë se ka gjetur vdekjen vetëm njëri nga fëmijët. Për këtë arsye, çdokush që hyn për të ngushëlluar porositet të mos i thotë gjë për nipin e vdekur, pasi ai e di se ka vdekur vetëm nusja dhe mbesa.
Te dhoma e grave, të gjitha e dinë të vërtetën. E gjithë dhoma ka marrë një ngjyrë të zezë dhe duart e fytyrat e grave bëjnë kontrast të madh. Me fotot e viktimave në duar, gratë vajtojnë për atë çfarë ka ndodhur. Por gjyshja e fëmijëve, edhe pse në një gjendje të rëndë shpirtërore, arrin të gjejë forcë për të treguar:
"Lajmin e morëm vesh të dielën në mesditë, kur po hanim drekë. Djali, Gëzimi, ishte kthyer atë ditë nga Italia dhe kishte lënë atje të shoqen, Angjelinën me dy fëmijët. Djali ishte kthyer, sepse sapo kishte nisur të ndërtonte një shtëpi të re, por tani po i duhet të ndërtojë tre varret e familjes. Po hanim drekë, kur erdhi daja i Gëzimit dhe i tha: Duhet të ikim për në Itali, sepse vajza është djegur. Gëzimit ia ndjeu zemra dhe i tha dajës të tregonte të vërtetën dhe aty ai i tregoi të gjitha se çfarë kishte ndodhur". Më tej, gjyshja e dy fëmijëve që humbën jetën thotë: "Një ditë para gjëmës, fola me dy fëmijët dhe nusen. Më thanë se këtë verë do të vinin në Shqipëri, por po vijnë të vdekur. Ky është halli më i madh që mund të përjetojë njeriu. Kemi jetuar me halle dhe vuajtje. Angjelina shkoi te bashkëshorti në Itali para tetë vitesh me gomone. Më pas gjithçka shkoi mirë. Ata krijuan familjen e tyre. Djali, Gëzimi, kohët e fundit kishte filluar të vinte më shpesh, pasi nisi të ndërtojë shtëpinë e re. Por jeta qenka e çuditshme...".
Një i afërm i familjes, Prelë Gjonaj, thotë se shteti duhet të ndërhyjë për të sjellë sa më parë trupat e pajetë të nënës me dy fëmijët, pasi kjo tragjedi është e rëndë, jo vetëm për familjen, por për çdo njeri që e ndien veten shqiptar. Prela thotë gjithashtu se autoritetet italiane duhet të vënë përpara përgjegjësisë njeriun që shkaktoi këtë tragjedi të rëndë. "Kemi dëgjuar se pronari i shtëpisë e kishte lënë gazin hapur edhe herë të tjera. Ai duhet të dënohet", thotë burri, i cili e di mirë se pavarësisht dënimit të përgjegjësit, asgjë nuk mund të zhbëhet.
Vjen një moment kur fjalët mbarojë e duket se njerëzit flasin vetëm me shikime të përlotura. Pak metra larg shtëpisë së prindërve ndodhen themelet ku Gëzim Gjonaj kishte nisur të ndërtonte shtëpinë e tij. Aty pranë, të afërmit kanë ngritur edhe një tendë ku po përgatitet ceremonia mortore për pjesëtarët e asaj shtëpie që s‘u ndërtua kurrë. Tani, të gjithë sytë i kanë nga rruga, ku nga çasti në çast priten të vijnë viktimat e kësaj tragjedie.
Firence
Akuzë për vrasje
të shumëfishtë
Prokuroria e Firences pritet të ngrejë akuzën "vrasje e shumëfishtë" për ngjarjen tragjike të dy ditëve më parë ku humbën jetën Angjelina Gjonaj dhe dy fëmijët e saj. Në hetimin e hapur pas shpërthimit të pallatit, ku humbën jetën tre pjesëtarë të së njëjtës familje, për momentin, në regjistrin e të hetuarve nuk ka emra konkretë. Për Prokurorinë në Firence, duhet të rindërtohet dinamika e saktë e ngjarjeve. Me siguri, rrjedhja e gazit ka ndodhur në katin e parë të pallatit, ku jetonte Tommaso Mergoni, 38 vjeç, që ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.
Telegrami
Berisha ngushëllon
familjen Gjonaj
Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes Gjonaj, me rastin e ndarjes së parakohshme nga jeta të familjarëve të tyre të dashur, Angjelinës, Dorinës dhe Dorianit.
Në mesazhin e Kryeministrit thuhet mes të tjerash: "I dashur Gëzim Gjonaj, të dashur familjarë dhe të afërm të Angjelinës, Dorinës dhe Dorianit. Lajmi i vdekjes tragjike të Angjelinës dhe dy fëmijëve, dy engjëjve të saj, Dorinës dhe Dorianit, ka pikëlluar thellësisht mua, familjen time, qeverinë shqiptare".