E Diel, 1 Nëntor 2026

I mituri i ngul thikën shokut për një lojë në kompjuter

Plagoset me thikë në një sallë kompjuterësh për fëmijë 17-vjeçari me inicialet A.T, banor i lagjes 1 të qytetit të Korçës. Ngjarja ndodhi gjatë orëve të mbrëmjes, kur në sallën e kompjuterëve për fëmijë, në lagjen 10 të qytetit, një 14-vjeçar e ka qëlluar atë me thikë pas shpine. Sherri që ka ardhur për shkak të lojës ka lënë të plagosur rëndë 17-vjeçarin. Policia tha se rreth orës 23:00, i plagosuri ka shkuar në gjendje të rëndë në spitalin civil të qytetit dhe se ka humbur shumë gjak. Burimet zyrtare të policisë thanë se ngjarja ndodhi në orën 20:30 dhe si autor i plagosjes është identifikuar 14-vjeçari A.Sh. banues në lagjen nr. 8 të qytetit. Pas kryerjes së plagosjes së rëndë me dashje, autori është larguar nga vendi i ngjarjes.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›