Rrezikon jetën nga thikat 25-vjeçari
Një 25-vjeçar është goditur me thikë dhe ka përfunduar në Spitalin Ushtarak të Tiranës në gjendje të rëndë. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 të së dielës në lagjen "Qemal Stafa" të qytetit të Elbasanit. Sipas burimeve policore, shtetasi me inicialet A.S. është goditur me thika nga dy 20-vjeçarë, banorë të së njëjtës lagje me të. Policia ka bërë të mundur kapjen e njërit prej autorëve të krimit, ndërsa ka shpallur në kërkim tjetrin. Sipas policisë, plagosja është bërë për motive të dobëta dhe prokuroria ka nisur hetimet për dy 20-vjeçarët me akuzën "vrasje me dashje e mbetur në tentativë".