Fillon mbjellja e pemëve edhe në blloqet e banimit
Një tjetër sipërmarrje private i është bashkuar nismës "Një qytetar-një pemë", iniciuar nga Bashkia e Tiranës, duke mundësuar mbjelljen e 50 pemëve në segmentin e rrugës "Perlat Rexhepi". Kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama, i pranishëm në aktivitet, përsëriti edhe njëherë thirrjen e tij, drejtuar sipërmarrjeve në kryeqytet, për t‘iu bashkuar kësaj nisme: "Të gjitha bankat e kryeqytetit i janë përgjigjur pozitivisht apelit tonë për t‘u bërë pjesë e nismës "Një qytetar-një pemë" dhe sot ky apel gjen mishërimin e vet në mbjelljen e një grupi tjetër pemësh, në një rrugë tjetër të kryeqytetit. Tani ne do të hyjmë në një fazë tjetër, që është mbjellja e pemëve brenda blloqeve të banimit dhe kjo është një fazë e re që kërkon një pjesëmarrje edhe më të madhe, prandaj unë u bëj përsëri thirrje të gjitha sipërmarrjeve kryeqytetase që të bëhen pjesë e kësaj nisme.
Sipas Ramës, çdo pemë që mbjellim sot është një garanci më shumë për Tiranën e së nesërmes, për qytetin e fëmijëve dhe më të moshuarve, që janë ata që kanë më shumë nevojë për një qytet të shëndetshëm, për një ajër më të pastër, për një mjedis më të ekuilibruar.