Godo: Urgjencë polivalente brenda spitalit "Nënë Tereza"
Spitali "Nënë Tereza", përveçse një qendër e nivelit terciar, kryen funksione të trefishta për dhënien e shërbimit shëndetësor. Spitali shërben si për spital rajonal i qytetit të Tiranës, ashtu edhe si qendër e specializuar e një niveli të lartë kontrollues ekzaminues. Vitet e fundit, me rritjen e popullsisë dhe me mungesën e një spitali rajonal, "Nënë Tereza" kryen edhe funksionet e një poliambulance të madhe, ku në sezone me mot të ftohtë apo tepër të nxehtë pret më shumë se 400 persona çdo 24 orë. Dje, në një takim mes përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë, Autoritetit Shëndetësor Rajonal dhe specialistëve të urgjencave, drejtuesja e Shëndetësisë, Anila Godo, ka bërë dy deklarata. E para për ngritjen e një urgjence të madhe polivalente brenda ambienteve të spitalit "Nënë Tereza", e cila do të shërbejë si qendër pritëse, ndihmëse për të gjitha rastet e "shpejta", urgjencë e dytë. Lajmi tjetër i dhënë nga ministrja Godo është lidhur me krijimin e një kursi 4-vjeçar specializimi, për mjekët që punojnë në sistemin e urgjencave.
Urgjenca e dytë mendohet të jetë një zgjidhje imediate për problemin e mbingarkesës, si dhe fluksin e pacientëve që grumbullohen çdo ditë në QSUT. Kjo deri në përfundimin e ndërtimit të Spitalit Rajonal të qytetit të Tiranës.
Por nga ana tjetër, brenda këtij viti pritet të inaugurohet masterplani i QSUT-së, i cili sipas projektit, një kat të plotë ja ka vendosur në dispozicion shërbimit të urgjencave.
Sakaq, në vitin e ri akademik pritet të çelet për herë të parë një degë e veçantë brenda Fakultetit të Mjekësisë. Kursi 4-vjeçar do të përgatisë mjekë specialistë vetëm për sistemin e urgjencave. Ndërkohë, që dje është përuruar nisja e trajnimit 1-mujor për 50 mjekë nga të gjitha urgjencat e vendit. Në orën e parë të trajnimit të mjekëve, ministrja Godo tha se sistemi i emergjencave dhe urgjencave është sektor i rëndësishëm dhe për këtë arsye nevojiten reforma të thella në këtë sistem. Kursi 1-mujor i organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe rajoni i Pulias synon rritjen e kapaciteteve profesionale të mjekëve tanë dhe bashkëpunimin profesional midis dy vendeve. Ky kurs ka për qëllim të trajnojë mjekët, për të përballur traumat e rënda kur paraqiten në shërbimin e urgjencës. Këto kanë të bëjnë me trajnimin në praktikat e reanimacionit, të stabilizimit të pacientit, si edhe t‘i ofrojë një shërbim urgjence personave jashtë spitalit, në mënyrë që të arrijnë në shërbimin e urgjencës, pasi kanë marrë një trajtim të përshtatshëm.
Ministrja Godo, gjatë fjalës së saj theksoi se në bashkëpunim me kooperacionin italian dhe qeverinë japoneze do të mund të ndryshojë ndjeshëm shërbimin e urgjencave në të tërë spitalet rajonale të vendit. Ky bashkëpunim do të jetë si në infrastrukturë, pajise të teknologjisë së fundit, si edhe në trajnimin e kapaciteteve njerëzore si ky i sotmi. Gjithashtu, prioritet u janë dhënë edhe spitaleve të Lushnjës dhe Sarandës, nisur edhe nga fluksi i pacientëve që ata trajtojnë.
Kjo është menduar si një zgjidhje alternative për përmirësimin e kushteve, pas pezullimit të projektit të privatizimit të urgjencave, trumbetuar nga drejtues të mëparshëm të shëndetësisë.