Bie nga tarraca, vdes 64-vjeçari
Një 64-vjeçar nga fshati Cakran i Rrethit të Fierit ka gjetur vdekjen dje në orët e para të mëngjesit, në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Shkak i vdekjes ishte rënia nga lartësia. Burimet zyrtare të Policisë së Fierit bëjnë të ditur se pasditen e së dielës, Riza Shahaj ka rënë nga tarraca e shtëpisë së tij, nga një lartësi prej gjashtë metrash dhe ka pësuar fraktura të rënda. Familjarët e kanë transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit, por mjekët aty kanë vendosur ta dërgojnë në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë. Pavarësisht ndihmës së specializuar mjekësore, babai i katër fëmijëve nuk ka mbijetuar.