E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkohen pesë vjet burg për kreun e Arsimit

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar dënimin me pesë vjet burg dhe dy milionë lekë gjobë për ish-drejtorin e Arsimit në Vlorë, Kozma Leka. Ish-kreu i Drejtorisë Arsimore Rajonale të Vlorës akuzohet për korrupsion pasiv. Ai u arrestua në korrik të vitit 2007, në momentin që po merrte ryshfet nga një mësuese pa arsimin përkatës, e cila kërkonte emërimin definitiv. Mësuesja Tetraklina Shakaj, pasi kishte biseduar me Kozma Lekën për marrëveshjen, kishte shkuar në zyrën e tij bashkë me dy punonjës policie të veshur civilë. Por sapo mësuesja ka nxjerrë 100 mijë lekët që i kishte kërkuar Leka dhe i ka lënë mbi tryezë, efektivët e policisë i kanë bërë me dije Lekës arrestimin e tij. Pas dhënies së pretencës nga prokurori, avokati i Lekës ka kërkuar pafajësinë nga gjykata, duke e cilësuar veprimin e Tetraklina Shakaj të stimuluar nga segmente të caktuar kundër tij.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›