E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentoi këmbësoren, pranga shoferit turk

Një aksident rrugor ka vënë në pranga një shofer turk. Burimet e policisë thanë se 40-vjeçari me shtetësi turke, Ayhan Karadak, ka shkaktuar një aksident automobilistik me pasojë vdekjen një shtetaseje. Aksidenti ka ndodhur dje, rreth orës 08:30, në aksin nacional Korçë-Bilisht, kur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Vranisht, kamioni që drejtohej nga shoferi turk ka shtypur një këmbësore. Policia sqaroi se ka qenë një moment kur viktima ka dashur të kalojë rrugën, duke i ndërprerë lëvizjen mjetit me targa 34UBD72, që udhëtonte në drejtim të qytetit të Korçës. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasja Bukurie Zhulaku nga fshati Tren i Devollit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›