E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëvizte me armë në plazh, prangoset ish i dënuari

Lëvizte i armatosur në plazh, prangoset një ish i dënuar nga drejtësia. I dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë, Xhevat Tuda, 46 vjeç, nga fshati Shetel i Shijakut, është arrestuar në flagrancë nga policia e qytetit bregdetar. Uniformat blu ishin informuar se ai lëvizte i armatosur në zonën e plazhit të Durrësit. Pas sinjalizimit, shërbimet e komisariatit të policisë u vunë në lëvizje për të saktësuar vendndodhjen e tij. Mësohet se Tuda ishte në një nga lokalet e plazhit, kur pas kontrollit të ushtruar iu gjet një pistoletë e tipit "Beretë", e cila u sekuestrua nga policia, ndërsa 46-vjeçari u shoqërua për në ambientet e Komisariatit të Policisë së Durrësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›