E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet në port i kërkuari për tentativë vrasjeje

Kthehet në atdhe me traget, por ndalohet që në port pa mundur të shkojë pranë familjes. Akuzat për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje e kishin shpallur fajtor, ndonëse në mungesë, 24-vjeçarin Eno Caci nga Durrësi. Për këto vepra penale të konsumuara prej tij gjashtë vjet më parë, kur ishte 18 vjeç, Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj heqje lirie. Caci u kthye pasditen e së martës nga shteti italian me një nga tragetet e linjës dhe u paraqit pranë autoriteteve të policisë kufitare në Portin e Durrësit për të kryer veprimet si të gjithë pasagjerët e tjerë, por është ndaluar nga shërbimet policore, pasi rezultonte person në kërkim. Ai ishte shpallur i tillë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës një vit më parë, pasi gjykata në janar të vitit 2006 e pati dënuar për vrasjen e mbetur në tentativë të shtetasit Blerim Rasha dhe armëmbajtjes pa leje. Ngjarja pati ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit të Durrësit, afër "Vilës së Zogut" mbrëmjen e datës 27 gusht të vitit 2002. Caci, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, qëlloi me armë zjarri të tipit pistoletë Blerim Rashën, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Pas kësaj ngjarjeje, Enea Caci largohet në drejtim të paditur për t‘u fshehur nga organet e drejtësisë, duke arritur të dalë jashtë vendit dhe të sistemohet në Itali.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›