E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentoi me vdekje, ndalohet drejtuesi i mjetit



Tiranë - Specialistët e Seksionit të Hetimit të Aksidenteve Rrugore, dje në orën 04:00 kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit Erald Shala, vjeç 21, lindur dhe banues në Shijak.
Arrestimi i tij u bë për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”. Në superstradën Durrës - Tiranë, rreth 1 km afër Vorës, duke drejtuar mjetin tip fuoristradë “Mitsubishi”, me targa DR 6655 D, ka aksidentuar me vdekje një shtetas të pa identifikuar mashkull, këmbësor, i cili ka qenë duke kaluar rrugën nga trafikndarësi. Drejtuesi i mjetit për të evituar përplasjen ka devijuar mjetin, duke dalë nga rruga dhe rënë në kanal, për pasojë është aksidentuar edhe drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, banues në Shijak, të cilët pas dërgimit në Spitalin Qendror Ushtarak, janë jashtë rrezikut për jetën.

Kreu marrëdhënie seksuale pa dëshirën e vajzës, prangoset nga policia

Kavajë – Uniformat blu kanë ndaluar një 40 – vjeçar pasi ishte në kërkim për veprën penale të marrëdhënies seksuale me dhunë. Burimet thanë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë gjatë ditës së djeshme bënë të mundur kapjen e shtetasit Halil Hela, vjeç 40, lindur në Gurë Lushnjë dhe banues në Kavajë. Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, kishte caktuar masën e sigurisë “arrest burg”, pasi akuzohet për veprën penale të “marrëdhënies seksuale me dhunë me të rritura”, parashikuar nga neni 102/1 i KP.

18 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›