Aksidentoi me vdekje një shtetas, arrestohet

31/03/2005 SHKODËR - Forcat e policisë së komisariatit të Koplikut kanë arrestuar shtetasin 36-vjeçar Fatmir Haxhia, nga Kopliku i Sipërm i rrethit të Malësisë së Madhe, pasi akuzohet për veprat penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen dhe largim nga vendi i ngjarjes pas aksidentit”. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:30, në rrugën Koplik–Dedaj, kohë kur shtetasi Haxhija në drejtimin e mjetit të tij furgon tip Benz, ka përplasur 33-vjeçarin Sokol Zekaj, nga Kopliku i Sipërm, duke e lënë të vdekur. Pas aksidentit, Haxhija ka kryer “gabimin” tjetër, duke u larguar nga vendngjarja së bashku me automjetin e tij.