E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga të kërkuarit për vrasje në 2000

31/03/2005  Vrasja ndodhi për gjakmarrje

SHKODËR - Burimet nga Drejtoria e Policisë Shkodër bëjnë të ditur se në sajë të organizimit të një operacioni të suksesshëm të bluve të Shkodrës dhe shërbimet e policisë kriminale, gjatë paradites së djeshme, është bërë e mundur kapja e shtetasit 27- vjeçar të shpallur në kërkim Emiljano Bitanji, banues i qytetit të Shkodrës. Ndaj shtetasit në fjalë gjykata e Shkodrës më 27 nëntor të vitit 2000 kishte marrë masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të vrasjes si dhe për armëmbajtje pa leje. Shtetasi Bitanji akuzohej për vrasjen e shtetasit 24-vjeçar Vildan Kullaku nga qyteti i Shkodrës, më 15 maj të vitit 2000, në lagjen Perash, pasi viktima i kishte plagosur vëllanë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›