E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, “kontrollon“ rregullsinë e tenderave

31/03/2005  Zënka midis konkurruesve e komisionerëve të tenderimeve

BERAT - Tenderat e zhvilluar ditët e fundit në disa komuna dhe në dy istitucione shtetërore në Berat, kanë përfunduar me përplasje mes përfaqësuesve të firmave konkurruse dhe kryetarëve të komisioneve të prokurimeve publike. Përballë këtyre situatave, në disa raste është dashur edhe ndërhyrja e policisë dhe e agjentëve të antikrimit ekonomik.

Sipas burimeve nga policia, mësohet se dje efektiva të saj janë detyruar të qëndrojnë për mëse tri orë në ambientet e komunës të Vërtopit nga momenti që në zyrën e prokurimit të kësaj komune është zhvilluar tenderi për realizimin e projektit të ujërave të zeza të këtij fshati.

Para ditës së djeshme, komisioni i prokurimit publik ishte detyruar të shtynte dy herë ditën e konkurrimit për arsye se kishte pasur mosmarrëveshje mes firmave konkurruese.

Por, duket se dje prania e policisë dhe e agjentëve të krimit ekonomikë të thirrur enkas nga ky komision ka bërë që tenderi të zhvillohet në qetësi të plot në mënyrë të rregullt dhe normal.

Gjatë zhvillimit të tenderit, firmat kanë dorëzuar dokumentet dhe pas pranimit të dokumentave nga komisioni i prokurimit janë larguar të qeta në pritje të rezultatit për fitimin e tenderit. Sipas burimeve zyrtare nga ky komision ditën e shpalljes të firmës fituese tenderi do të ketë transparencë dhe se të gjitha firmat do të kenë në dispozicion të gjitha dokumentet.

Dy ditë më parë, burime nga sektori i antikrimit ekonomik kanë pohuar se po kontrollojnë nga afër dokumentet e dy tenderave të zhvilluara në komunën e Otllakut, pasi ka pasur disa ankesa për parregullsi gjatë zhvillimit të tyre, njëri 50 milionë dhe tjetri 80 milionë lekë (të vjetra), për ndërtimin e dy objekteve në territorin e kësaj komune. Po sipas zyrës të antikrimit ekonomik deri tani vetën sa janë marrë dokumentet e këtyre dy tenderave, por ende nuk janë pezulluar procedurat.

Ndryshe nga dy komunat për dy istitucione shtetërore në Qarkun e Beratit janë bërë disa ankesa nga 4 firmat për parregllsi të theksuara në zhvillimin disa tenderave, ku në dy prej tyre tre firmave nuk u janë pranuar dokumentet edhe pse, sipas tyre, i kanë pasur të rregullta. Në këtë rast, sektori i antikrimit ekonomik nuk bënë të ditut istitucionet dhe firnmat, pasi ankesat janë në verifikim dhe se institucionet janë nën vëzhgim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›