Xhamia e Plumbit, nga shkëlqimi te rrënimi

31/03/2005 Monumenti i kultit që i shpëtoi shkatërrimit nga komunizmi
SHKODËR - Në hyrje të qytetit të Shkodrës, në pjesën e prapme të kalasë “Rozafat”, në një lagje të vjetër të këtij qyteti, ndodhet Xhamia e Plumbit, e vetmja që i shpëtoi shkatërrimit nga regjimi ateist totalitar. Kjo xhami, një ndër të paktat që ka mbetur nga trashëgimia e mrekullueshme e qytetit të Shkodrës, është një monument historik me një bukuri të veçantë, jo vetëm i lagjes “Tabakë” ku shtrihet ajo, por unik në llojin e saj në Shkodër e në mbarë vendin tonë.
300 vjet monument
“Xhamia e Plumbit” është një ndërtesë madhështore e artistike e ndërtuar në një përpunim të stilit arabo-turk, në vitin 1773, vit i cili është i gdhendur mbi një pllakë guri sipër portës së xhamisë, sipas viteve të Hixhrit(kalendarit të vjetër). Në këtë pllakë, që ka mbetur si dokument i kohës së ndërtimit të xhamisë, janë të shkruara fjalët: ”Viti 1187 Hixhri”. Xhamia e Plumbit me 20 kupolat e saj, ka tërhequr gjithmonë interesimin e vazhdueshëm të vizitorëve dhe sidomos atyre të huaj. Xhamia e Plumbit, që në themelet e ndërtimit të saj, është vepër e Mehmet Pashë Plakut të Bushatlinjve, që njihej nga populli si një besimtar i madh dhe zot i bamirësisë. Në bazë të të dhënave historike, xhamia është ndërtuar me gurë nga fshati Gur i Zi, disa kilometra larg nga vendi i ndërtimit të saj, ku më e spikatura ishte puna e popullsisë që i solli këta gurë në një sistem zinxhir, dorë më dorë nga fshati deri te xhamia. Kronikat historike tregojnë se në punimet e ndërtimit të kësaj xhamie punoi njësoj si gjithë të tjerët, vetë Mehmet Pasha. Pjesëmarrja e tij kishte qenë për t’i treguar popullit se puna është e madhërueshme, e veçanërisht kur bëhej fjalë për ndërtime publike.
Kubetë e plumbit
Në periudhën e pushtimit turk, kubetë ose ndryshe kupolat e xhamisë, ishin të veshura me shtresa plumbi, nga e mori emrin edhe vetë xhamia. Kohë pas kohe, në mënyrë të fshehtë, njerëz të paditur, ia hiqnin plumbin për ta nxjerrë në shitje. Heqja e plumbit të kubeve vazhdoi edhe gjatë pushtimit austriak, por kësaj radhe nga të huajt. Pjesa e brendshme e kësaj xhamie nuk është shumë e madhe, por sipërfaqja që zë ndërtimi në tërësi është e madhe, pasi sipërfaqja që zë pjesa e jashtme i shton madhësinë dhe bukurinë kësaj ndërtese. Por të dyja pjesët, e brendshmja dhe e jashtmja, komunikojnë ndërmjet tyre me anë të një porte të vendosur në mes. Ndërsa pjesa e fundit ku ndodhen edhe kubetë është e mbyllur me dy dyer. Harqet e kupolave janë të lidhura me hekura të trashë, që i kanë rrezistuar më së miri kohës. Një e veçantë e kësaj Xhamie është “Kanali i Zanit”, i cili është punuar brenda në muret e saj. Ky kanal fillon nga Mihrabi (Vendqëndrimi i Imamit) dhe vazhdon deri jashtë xhamisë. Kanali ishte shumë funksional, pasi shërbente për të nxjerrë zërin jashtë xhamisë, në shërbim të besimtarëve që në pamundësi hyrjeje brenda, faleshin (luteshin) jashtë saj. Vizitorët e huaj mbeteshin tej mase të habitur se si kishte mundësi që një kanal i tillë të luante rolin e një altoparlanti të ditëve të sotme. Në mes të Xhamisë së Plumbit është i varur një zinxhir i gjatë, në të cilin dikur varej një llambë e madhe, e dhuruar nga veziri.
Alarmi
Xhamia 323-vjeçare, “vikitmë” e fundosjes nga lumi Drin
Xhamia ka pasur nëntë këmbë shkallë, por si pasojë e përmbytjeve të shumta të lumit Drin, u mblodhën vit pas viti, llumra të shumtë, aq sa në kohën kur nuk përdorej më, llumrat arritën deri te dritaret. Këto prurje mbuluan edhe varrin e krijuesit dhe ndërtuesit të Xhamisë së Plumbit, Mehmet Pashë Plakut, varr që ndodhej ngjitur me xhaminë, në pjesën që të shpinte te minarja. Në bazë të fotografive të vjetra, varri i tij ishte i rrethuar me hekura të lartë e të trashë dhe ishte i mbuluar me pullaz. Për të nxjerrë xhaminë deri në fillimet e saj dhe për të nxjerrë në pah të gjitha shkallët, duhet bërë një gërmim i madh, por kjo është e pamundur, pasi vendndodhja e tanishme është shumë poshtë shtratit të lumit Drin dhe përsëri sjell përmbytje. Megjithatë, menjëherë pas viteve ’90, me mijëra banorë të qytetit të Shkodrës morën pjesë vullnetarisht për të gërmuar dhe pastruar territorin përreth xhamisë, duke nxjerrë një pjesë të shkallëve, si dhe ndërtuan një urë të vogël për kalim. Për t’u theksuar është fakti se duke filluar që nga momenti kur po pastrohej xhamia dhe vendi përreth e deri në rihapjen e saj, punuan së bashku të gjithë qytetarët pa dallim feje. Xhamia ka pasur një minare shumë të bukur, që ishte e ndërtuar me gur të latuar me një kujdes të veçantë, por fatkeqësisht sot pjesa e sipërme nuk është më, vetëm një pjesë e trupit të saj ekziston. Prishja e minares erdhi si rezultat i një rrufeje që e goditi atë në vitin 1967, duke e këputur përgjysmë dhe duke e lënë të tillë edhe pse pas viteve ‘90 me fillimin e funksionimit përsëri të saj, u bënë disa meremetime. Për sa u përket meremetimeve, të parin e bëri në vitin 1920 nga kujdestari i saj Mahmut Berberi, me fondet e Xhelal Pashës, nipit të vezirit, ndërsa meremetimi i fundit para mbylljes së ‘67–tës, është bërë nga një bamirës nga qyteti i Shkodrës, Haxhi Muhamet Berberi, në vitin 1963.