Aksidentoi për vdekje 71-vjeçarin, arrestohet
Korçë-Uniformat blu të Korçës kanë ndaluar sot 30-vjeçarin shtetasin Geri Pengu lindur dhe banues ne fshatin Leshnice të rrethit të Pogradecit, per vepren penale te “Shkeljes se rregullave te qarkullimit Rrugor”.
Arestimi i tij u be pasi në rrugën nacionale Korçë-Pogradec në afersi të fshatit Biranj 6 km larg qytetit të Korcës duke drejtuar mjetin e tij tip Benz Furgon me targe PG 5497 B ka goditur shtetasin Xhemal Potka 71-vjeç banues në fshatin Biranj i cili ishte duke kaluar në anën tjetër të rruges, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme.
Pas aksidentit autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Por menjehere pas marjes se informacionit per autorin e ketij aksidenti u organizua puna me sherbimet e policise dhe si rezultat u be e mundur bllokimi i mjetit, si dhe kapjen e drejtusit të tij.Materialet do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce per hetime te metejshme.