Aksidentoi për vdekje kalimtarin, arrestohet 49-vjeçari
Një 49-vjeçar u ndalua nga policia në Tiranë, pasi ka aksidentuar për vdekje me makinë një kalimtar. Specialistët e Hetimit të Aksidenteve arrestuan në flagrancë Eduart Mullarajn, lindur dhe banues në Tiranë. Sipas burimeve zyrtare nga policia, 49-vjeçari në orën 23:15 të së hënës, në “Rrugën e Durrësit”, pranë firmës “Knauf”, duke drejtuar automjetin tip “Fuoristradë Chevrolet”, me targa TR 4802 R, ka aksidentuar këmbësorin Ismail Ademi, banues në Tiranë, i cili po tentonte të kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin. Si pasojë e plagëve të marra, këmbësori humbi jetën. Drejtuesi i mjetit 49-vjeçar është shoqëruar në qelitë e paraburgimit. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.