E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentoi të moshuarin, arrestohet 38-vjeçari

Një 38-vjeçar nga Fieri është arrestuar nën akuzën e "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor". Ai është konsideruar nga policia fajtor për aksidentimin e një të moshuari mëngjesin e së hënës. Burimet zyrtare të Komisariatit të Policisë Fier tregojnë për gazetën "Shqip" se i kanë vënë prangat shtetasit Ilir Zhupa, lindur e banues në qytetin e Fierit. 38-vjeçari Zhupa ka shkaktuar një aksident në bulevardin kryesor të Fierit, vetëm pak metra larg qendrës. Burimet policore tregojnë se ai ka qenë duke lëvizur me shpejtësi me automjetin personal të tipit "Land Rover" dhe nuk ka mundur të shmangë një kalimtar. Konfirmohet se ai e ka përplasur atë fuqishëm në trotuarin pranë bulevardit kryesor të qytetit, duke i shkaktuar vdekjen.

Ma.Tr.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›