Vjedh dyqanin e më pas i vë zjarrin
Një ngjarje e ndodhur në Komunën e Malziut në Rrethin e Kukësit ka vënë në lëvizje efektivët e policisë së Komisariatit të Kukësit si dhe ata të Pukës. Shtetasi tashmë i identifikuar nga policia A.Sinani, 23 vjeç, pasi ka vjedhur dyqanin e pronarit Haxhi Uka nga fshati Pistë i Komunës Malzi, i ka vënë zjarrin. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së hënës, kur në afërsi të dyqanit nuk ka pasur lëvizje njerëzish. Vetëm disa minuta pas ngjarjes ka qenë vetë pronari Uka, i cili ka njoftuar Komisariatin e Kukësit dhe brenda pak orësh në vendngjarje ka mbërritur një grup i gatshëm. Mendohet se autori ka marrë rreth 20 mijë lekë si dhe një thes me ushqime dhe kafe, ndërsa për të humbur gjurmët i ka vënë zjarrin dyqanit ku janë shkrumbuar rreth 1.4 milionë lekë mall.
Su.Di.
Su.Di.