E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentoi të moshuarin, kapet 22-vjeçari

 

TIRANE – Policia e kryeqytetit vuri dje në pranga 22-vjeçarin Taulant Agushi, lindur dhe banues në Tiranë, pasi akuzohet se është autori i një aksidenti të rëndë automobilistik. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Tiranës 22-vjeçari u arrestua nga specialistët e seksionit të Hetimit të Aksidenteve pasi pasditen e së hënës, rreth orës 15:15, në rrugën “Ali Demi”, në afërsi të ish-Kombinatit Poligrafik, duke qarkulluar për në drejtim të Shkozës, me automjetin tip “BMW” me targa të huaja, ka aksidentuar këmbësorin Haxhi Çeça, 86 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua në spital në gjendje të rënduar shëndetësore. Pas aksidentit drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja dhe është bllokuar nga shërbimet e Komisariatit pak kohë më vonë. Pas kësaj policia ka kryer veprimet procedurale dhe i ka kaluar prokurorisë materialet hetimore në ngarkim të tij nën akuzat: “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “largim nga vendi aksidentit”. Gjatë paradites së sotme pritet që i riu të dërgohet në gjykatën e kryeqytetit, ku do të përballet me kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›