E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhi celularë, kapet adoleshenti

 

TIRANE – Vjedhja e dy celularëve i ka kushtuar prangat një 19-vjeçari kryeqytetas. Policia e Tiranës pohoi dje zyrtarisht se efektivët e komisariatit numër një kanë vënë në pranga 19-vjeçarin Agron Brahimi, lindur dhe banues në kryeqytet. Shkak për prangosjen e tij ishte denoncimi që kishin bërë dy qytetarë, të cilëve i arrestuari në bashkëpunim me një person tjetër u kishin vjedhur celularët. Policia pohon se tashmë bashkëpunëtori i Brahimit është identifikuar dhe është shpallur në kërkim, ndërsa emri i tij nuk publikohet për arsye hetimore. Ndaj tyre paraprakisht është ngritur akuza e vjedhjes në bashkëpunim dhe që rëndohet nga fakti se të akuzuarit e kanë konsumuar më shumë se njëherë. Ende nuk dihet se çfarë qëndrimi ka mbajtur i arrestuari përballë akuzës, ndërsa pritet që gjatë ditës së sotme të dërgohet në gjykatë, ku do të përballet me akuzën paraprake para një gjyqtari të gatshëm. Sipas policisë vjedhjet e celularëve janë kthyer një fenomen shqetësues për kryeqytetasit, pasi adoleshentët shfrytëzojnë rastin kur nëpër mjetet e transportit publik apo në qendër të Tiranës ka lëvizje të shumta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›