Policia garanton normalitet në kremtimin e Pashkës Ortodokse

Për të garantuar zhvillimin normal të aktiviteteve fetare, që do të zhvillohen nga Kisha Orthodokse e Shqipërisë, në datat 17,18 dhe 19 prill, policia e kryeqytetit, është angazhuar për të siguruar rendin dhe qetësinë publike. Burimet zyrtare pranë policisë së Tiranës, bënë të ditur sot se,lidhur me ceremoninë e nxjerrjes jashtë të "Epitafit të Shenjtë" nga Kisha me intenerar të caktuar përgjatë rrugës së Kavajës me drejtim për nga qëndra e qytetit, më pas kthim poshtë tek "Kryqëzimi i 21 Dhjetorit" dhe kthim në Kishë, me interval kohor, fillimi nga ora 19.30’ dhe mbarimi ora në orën 21.30’ në ambjentet e Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve nga ora 19.00’ deri më 22.00’, të datës 17 Prill. Gjithashtu, ndalim të qarkullimit të automjeteve do të ketë edhe nga ora 23.00’ deri më 01.00’ e ditës së shtunë, datë 18 prill, në ceremoninë solemne që do të zhvillohet jashtë Kishës. Kufizime të lëvizjes së automjeteve do të ketë edhe nga ora 10.00’ deri më 14.00’. e datës 19 Prill, në rrugën e Kavajës nga "21 Dhjetori" deri tek Kryqëzimi i Bankës së Shqipërisë, me rastin e pritjes zyrtare që do të organizohet në këtë ditë. Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve të Tiranës, Policia e kryeqytetit garanton rendin dhe qetësinë në këto ditë.
...