Aksidenton me Benz një të moshuar, arrestohet
13/05/2005 Ka aksidentuar rëndë një qytetar të moshuar në “Rrugën e Durrësit” në Tiranë, arrestohet në flagrancë. Arbër Mitrushaj 21 vjeç nga Mirdita dhe me banim në Durrës, ka aksidetnuar me autoveturën që drejtonte pasditen e të mërkurës 71-vjeçarin Beg Koçin nga Tirana, i cili është plagosur rëndë. Lajmi është bërë dje i ditur nga burime zyrtare të Drejtorisë së policisë së Qarkut Tiranë, të cilat sqaruan se i arrestuari ka qenë më parë i dënuar për veprën penale të moskallëzimit të krimit. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur pasditen e të mërkurës, në “Rrugën e Durrësit” në kryeqytet. I moshuari Koçi ka qenë duke kaluar rrugën automobilistike për të dalë në anën tjetër të trotuarit. Por, ende pa ka luar dot është përplasur nga një autoveturë tip-Benz që drejtohej nga 21-vjeçari Arbër Mitrushaj. I palgosuri është shoqëruar menjëherë për në spital, ndërsa policia ka arrestuar drejtuesin e Benz-it.