E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bullaca: “S’u shmanga dot se inpektorët e krimeve ishin me shpejtësi”

13/05/2005  I riu nga Sauku, Alfred Bullaca, i cili aksidentoi për vdekje dy oficerët e Policisë Kriminale, pranë Komisariatit nr.1 në Tiranë, ka pohuar para hetuesve se është përpjekur të bëjë gjithçka për të shmangur përplasjen. Lajmi është bërë i ditur për gazetën nga burime të Prokurorisë së Tiranës, të cilat sqaruan dje se 26-vjeçari Bullaca ka deklaruara para hetuesve se, ndonëse ishte përpjekur për të shmagur përplasjen, nuk ia ka arritur pasi makina që vinte përballë kishte shpejtësi të madhe dhe i ishte futur në rrota në çast. Burimet theksojnë se Bullaca është mbrotjtur duke shpjeguar se nuk ka mundur ta shmangë kamionin, pasi shpjetësia me të cilën po ecte autovetura që vinte përballë ishte mjaft e madhe he i është futur në goma në moment. Mesditën e të mërkurës, në dalje të Saukut në periferi të Tiranës, një kamion është përplasur me një autoveturë tip “Opel” me targa TR 5524 C, ku si pasojë ka gjetur vdekjesn drejtuesi i mjetit Ardian Qirkollari 36 vjeç dhe është plagosur Krenar Guçe, 24 vjeç. Këta dy të fundit kanë qenë oficerë të Policisë Kriminale pranë Komisariatit nr.1. Disa minuta pas ngjarjes, policia ka vënë në pranga drejtuesin e kamionit Alfred Bullca, 26 vjeç, banues në Sauk të Tiranës. Sipas burimeve të akuzës, nga veprimet paraprake hetimore janë vërejtur shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor nga të dy palët. E.H.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›