Lirohen me kusht 4 studentët grabitës
13/05/2005 Akuzoheshin për krimin e vjedhjes me dhunë në bashkëpunim
TIRANË – Gjykata e Tiranës ka liruar me kusht dje katër të pandehurit, Elisjan Marku, Marlind Pohja, Anton Gjetja dhe vajza e përdorur prej tyre si karrem, Brixhilda Havalja. Që të gjithë u deklaruan fajtorë për krimin e vjedhjes me dhunë, por për shkak të gjendjes së tyre të padënuar më parë, faktit që janë studentë dhe nuk duhet të shkëputen nga studimi, ata janë dënuar me kusht. Të gjithë të pandehurit, për tre vjet nuk duhet të kryejnë asnjë vepër tjetër penale. Në të kundërt, nëse e bëjnë një gjë të tillë, ata do të duhet të vuajnë të plotë masën e dënimit, dhënë dje nga gjyqtari Sokol Tona. Dënimin me kusht për të pandehurit e kërkoi edhe organi i Prokurorisë, por vetëm për vajzën Brixhilda Havalja, ndërkohë që për të pandehurit e tjerë dënimi duhet të ishte me 3 vite heqje lirie. Janë që të gjithë studentë, banues të qytetit të Shkodrës. Në bashkëpunim me njëri–tjetrin, të pandehurit, pasi thurën planin, grabitën shtetasin 24-vjeçar Armand Drita. Gjykata tha dje se të pandehurit, në datën 24 mars 2004, ora 14.00, në rrugën "Komuna e Parisit" në katin e 11 të një pallati, ngjyrë të verdhë, jo shumë larg nga rruga kryesore, kanë plagosur rëndë e më pas grabitur shtetasin Armando Drita. Nga verifikimit e para rezultoi se të dëmtuarit i ishin grabitur çelësat e makinës dhe një unazë floriri. Policia ka arritur të gjejë autorët e krimit, pasi i dëmtuari ka dhënë hollësitë e një vajze me të cilën u shoqërua atë natë. Ai ka përmendur emrin e një vajze 17-vjeçare. Fillimisht, vajza është paraqitur me emrin Ilda, studente në vitin e parë ekonomik Tiranë. Por, gjithsesi, ky emër nuk nxori asgjë. Për të shkuar deri te vajza, janë bërë disa seanca për njohje. Ndërsa policia arriti të fuste në dorë një prej studentëve të arkitekturës. Vajza me emrin e rremë Ilda, është futur nga të pandehurit për të joshur 24-vjeçarin. Më pas, ajo është identifikuar me emrin Brixhilda Havalja. E mësuar nga shokët e saj, 17-vjeçarja e ka tërhequr me veprime deri te pallatet që janë ndërtuar në rrugën "Komuna e Parisit", atje ku e kishin porositur. Ka hipur në ashensor bashkë me 24-vjeçarin dhe kur ka mbërritur në katin e 11-të, vajza ka dalë e para, duke i dhënë shkak bashkëpunëtorëve të saj të vepronin. Të pandehurit Elisjan Marku dhe Marlind Pohja, kanë qenë në pritje. Ishin vendosur në të dyja anët e derës së ashensorit. Në kokë mbanin nga një kapuç të zi, ku i shquheshin vetëm sytë. Ndërkohë, personi i tretë, Anton Gjetja, ndodhej në makinë gati për t’u larguar. Të pandehurit e godasin Dritën dhe e tërheqin zvarrë, duke e lidhur me kabllin e një karikusi celulari. Më pas të pandehurit, me çelësat në duar, largohen bashkë me makinën luksoze të të dëmtuarit. Ndërkohë, vajza largohet e para. Kur mbërrin në katin e parë të pallatit, ajo ka dëgjuar një britmë të madhe. Duke qarë shpjegon se ka hipur në makinën që e priste në rrugë dhe është larguar për në Shkodër.