Avokati: Ushtari vrasës i sëmurë mendor

13/05/2005 Gjykata vendos burg pa afat për Naim Avdiun. I pandehuri rrezikon burgim të përjetshëm
TIRANË – Mbetet në burg pa afat ushtari i repartit të xhenios, Naim Avdiu, i cili tri ditë më parë qëlloi mbi dy adoleshentë pas një zënke banale. Erdhi në gjykatë dje në mesditë me duar të lidhura nga pas. Ka pranuar të heshtë, duke mos treguar asnjë moment nga fillimi i zënkës dhe mënyrën se si arriti të qëllonte mbi dy adoleshentët. Nuk ka qëndruar shumë në gjykatë, pasi vepra që ka kryer është e vërtetuar plotësisht. E vetmja gjë që është munduar të bëjë, ka qenë gjetja e një mënyre për të shpëtuar nga burgu përjetë.
Avokati
Megjithatë, avokati Hysni Beti në seancën e parë nuk ka paraqitur asnjë dokument për të vërtetuar këtë. Gjithçka, sipas tij, do të dorëzohet gjatë seancave të tjera. Para gjyqtares Elona Stavri, ushtari nuk ka dhënë asnjë sqarim, ndërsa është munduar nëpërmjet avokatit të nxjerrë në pah një sëmundje mendore. Avokati Hysni Beti i ka treguar gjyqtares se Naim Avdiu mjekohet që nga viti 2003 nga një sëmundje mendore. Është depresiv dhe i rënduar, e në këto kushte duhet të dërgohet në një spital psikiatrik për të marrë mjekim të detyrueshëm, e jo të mbahet në burg, është shprehur avokati mbrojtës.
prokuroria
Por nga ana e tij, prokurori Blerim Tominaj nuk ka qenë dakord. Ai e ka sjellë të pandehurin para gjykatës me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese. Sipas prokurorit, i pandehuri ka qenë në shërbim kur ka debatuar për gjëra banale me dy adoleshentët, 17-vjeçarin Afrim Versuli dhe 18-vjeçarin Dashamir Gjoni. Kanë qenë djemtë ata, që, sipas ushtarit e kanë ofenduar rëndë, duke e quajtur njeri të vogël. Jo vetëm kaq, por prokurori tha se Avdiu pa marrë parasysh se ishte duke kryer një detyrë ushtarake, gjithashtu pa u menduar se përpara kishte dy djem të rinj, ka qëlluar drejt tyre me automatik. Ka mbetur i vrarë në vend shtetasi Afrim Versuli dhe është plagosur rëndë Dashamir Gjoni. Pas dhënies së vendimit nga gjyqtarja Elona Stavri, çështjen pritet ta marrë në dorë për hetime të mëtejshme Prokuroria Ushtarake. Është vepër e rëndë penale, nga e cila i pandehuri rrezikon dënimin nga 20 deri në burgim të përjetshëm. Po kështu, avokatit mbrojtës gjatë hetimeve dhe më pas shqyrtimit gjyqësor, do t'i duhet të vërtetojë faktin nëse vërtetë klienti i tij vuan nga çrregullime mendore.
Ministria e Mbrojtjes: Ushtari qëlloi për ruajtjen e objektit
"Ushtari i është përmbajtur rregullores. Ai ka qëlluar vetëm në momentin kur ka parë se është cënuar seriozisht objekti që kishte në ruajtje. Kjo ka qenë me pak fjalë deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes në lidhje me këtë ngjarje të shëmtuar. Ngurtësia me të cilën është përcjellë ky informacion duket qartë, edhe shpjegimet që japin ushtarët në postbllokun e Repartit të Xhenios. Të pyetur nga gazeta vetëm për të saktësuar vendin se ku ndodhi ngjarja, ushtarët përgjigjen: "Na kanë dhënë urdhër nga lart që të mos flasim asnjë fjalë për gazetarët". Tashmë, Ministria e Mbrojtjes ka dhënë versionin e saj dhe të gjithë informacionin që ka grumbulluar nga oficerët që kanë në ngarkim këtë komandë, e kanë servirur pranë organeve përkatëse të Komisariatit numër 3 dhe Prokurorisë
Ministria e Rendit: Të miturit nuk kanë qenë duke vjedhur
Ministria e Rednit Publik ka dhënë një tjetër version për ngjarjen e rëndë. Sipas rendit adoleshentët kanë qenë duke luajtur dhe jo duke vjedhur ne repartin ushtarak, ku dhe janë masakruar nga rekruti. Pas arrestimit Naim Avdiu ka pohuar se i ka qëlluar mbi djemtë sepse ata e kishin sharë dhe fyer. Kjo deklaratë e të pandehurit ka rrëzuar dhe versionin e zyrtarëve të mbrojtjes për ngjarjen.