"Mjaft!" ankohet në Senatin amerikan për kazinonë në Tiranë
04/05/2005 Çështja e pastrimit të parave dhe ngritja e kazinosë në qendër të Tiranës, kanë qenë një çështje e diskutuar mes drejtorit të lëvizjes "Mjaft!", Erjon Veliaj, dhe senatorit Sem Brombeg. Nga ana e tij, drejtori Veliaj e ka njohur senatorin amerikan me protestat dhe pretendimet që ka kjo lëvizje lidhur me këtë çështje. Sipas Veliaj, në Shqipëri ekziston ende fenomeni i pastrimit të parave dhe disa sektorë të ekonomisë po përdoren pikërisht për këtë qëllim. Në bisedë me senatorin Brombeg është diskutuar dhe ngritja e kazinosë në qendër të qytetit dhe nga ana e Veliajt është informuar dhe për efektet sociale që sjell ndërtimi i saj. Nga ana e tij, Brombeg e ka vlerësuar si të drejtë shqetësimin e drejtorit të "Mjaft!" dhe është shprehur mbi efektet sociale që mund të sjellë ndërtimi i një objekti të tillë në mes të qytetit. Lëvizja “Mjaft!”, është një nga shoqatat që e kanë kundërshtuar me forcë ndërtimin e kazinosë në Tiranë.