PS: Marrëveshja PD-PR shkel Kodin Zgjedhor
04/05/2005 Partitë janë të detyruara të dalin me 100 kandidatë
Marrëveshja mes Partisë Republikane dhe Partisë Demokratike për zona të lira është cilësuar si “joligjore” nga ish-bashkëkryetari i komisionit për reformën zgjedhore, Elmaz Sherifi. Disa orë pas nënshkrimit të marrëveshjes mes PD-së dhe PR-së, nuk ka vonuar dhe reagimi i PS-së, ku ky lloj bashkëpunimi, sipas tyre, shkel nene të kodit zgjedhor. Sipas Sherifit, “republikanët ashtu siç edhe Berisha duhet ta dinë se Kodi Zgjedhor e ndalon një marrëveshje të tillë. Sipas Kodit dhe nenit 15 të tij, partitë dhe koalicionet, partitë anëtare të të cilave në zgjedhjet pararendëse kanë fituar më shumë se 20 për qind të votave, janë të detyruara të dalin në zgjedhjet e këtij viti me nga 100 kandidatë. Pra, ashtu si PD-ja është e detyruar të dalë me 100 kandidatë në të gjitha zonat edhe PR-ja, edhe Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia e Ballit Kombëtar dhe Partia e Bashkimit Liberal që së bashku me PD kanë qenë në një koalicion”. Sherifi e ka cilësuar si një “dushk” të pastër marrëveshejn PD-PR, në një kohë që PS-ja është kritikuar kohët e fundit për implementimin e skemës së Dushkut me aleatët e saj. Për këtë pikë, Sherifi tha se "aktualisht mazhoranca nuk ka ndërmarrë asnjë nismë zyrtare”. Sipas tij, marrëveshje të tilla janë të të tipit “xhentelmenësh”, që nuk kanë fuqi juridike dhe Kodi i ri Zgjedhor nuk i mundëson.