Aksidenton me vdekje një grua, arrestohet
Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë natën mes së enjtes dhe së premtes një person të shpallur në kërkim si autor i një aksidenti të rëndë. Eledio Doku, 32 vjeç nga Tirana, u arrestua sepse rreth orës 17:00 të së enjtes, te mbikalimi i Shkozetit, duke drejtuar automjetin tip "Porche Carrera" me targë SI LD 44, ka aksidentuar këmbësoren Nafije Çela, 59 vjeçe, lindur në Dibër dhe banuese në Mëzez të Tiranës. E aksidentuara vdiq më pas në spitalin e Durrësit nga plagët e marra, ndërsa autori u ndalua për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.