Zbulohen dhe asgjësohen 90 rrënjë kanabis
Paraditen e së enjtes, Policia e Sarandës zbuloi në vendin e quajtur Fushat e Çukës 90 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Bima kishte një lartësi rreth 1 metër. Vendi ku u gjet e mbjellë droga kishte rreth një muaj që ruhej nga policia për të rënë në gjurmë të autorit. Në rrugë operative Policia e Sarandës ka bërë identifikimin e autorit të mbjelljes së kësaj sasie bimësh narkotike, emri i të cilit, për arsye hetimi, nuk bëhet i ditur, pasi është shpallur në kërkim policor. Pas zbulimit të bimës narkotike po pasditen e së enjtes është bërë edhe asgjësimi i saj.