Gjykata dënon me 25 vjet burg Enver Dondollakun
Numri dy i bandës së Lushnjës i shpëton burgimit të përjetshëm, ndërsa dënohet me 25 vjet burg. Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Enver Dondollakun, duke e dënuar vetëm në tri seanca. Madje, në procesin e djeshëm gjyqësor, i cili filloi në orën 13:00, janë lexuar konkluzionet e prokurorisë, konkluzionet e mbrojtjes dhe dënimi përfundimtar i gjykatës, duke i dhënë një shembull të mirë të gjitha proceseve, për shpejtësinë në gjykim. Sipas vendimit, në muajin korrik të vitit 1997, në qytetin e Lushnjës, është vrarë me armë zjarri shtetasi Ramadan Shkurti, i vëllai i të pandehurit Alfred Shkurti, me emër të ndryshuar Aldo Bare. Në këtë datë, i pandehuri Aldo Bare, së bashku me shtetasit Ramadan Shkurti, Enver Rabija dhe Bardhyl Rabija, janë nisur me një autoveturë në drejtim të lokalit ku ndodhej shtetasi Artur Daja. Kur janë afruar disa metra i pandehuri Aldo Bare, së bashku me personat e tjerë të ndodhur në automjet, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit ku ndodhej edhe shtetasi Artur Daja. Pas fillimit të goditjes edhe nga ana e lokalit kanë filluar të qëllojnë në drejtim të automjetit. Gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vdekur shtetasi Genci Kashari, brenda në verandën e lokalit ku ndodhej edhe shtetasi Artur Daja. Në verandën e lokalit, nën shoqërimin e shtetasit Artur Daja, ndodheshin familjarë të tij, shtetasi Gramoz Selmani etj. Pas shkëmbimit të zjarrit, i pandehuri Aldo Bare së bashku me shtetasin e plagosur Enver Rabija janë larguar me nxitim nga vendi i ngjarjes. Në vendngjarje dhe pikërisht në automjet mbetën të plagosur Ramadan Shkurti (vëllai i të pandehurit Aldo Bare), dhe Bardhyl Rabija. Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur shtetasi Artur Daja, i cili afrohet në automjetin ku ndodheshin shtetasit Bardhyl Rabija dhe Ramadan Shkurti, i qëllon me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen.
Hasmëria
Ndërmjet shtetasit Artur Daja dhe të pandehurit Aldo Bare ka filluar një konflikt që nga viti 1996. Për vrasjen e vëllait të tij, Aldo Bare ka akuzuar Artur Dajën. Për këtë arsye, së bashku me grupin e tij, ai ka tentuar disa herë për të vrarë Dajën. Në të ashtuquajturën banda e Lushnjës fillimisht u mblodhën të pandehurit Ilir Stërgu, Afrim Hoxha, Arben Boriçi, Enver Boriçi, Enver Dondollaku, shokë, miq dhe të afërm të Aldo Bares dhe vëllait të tij Ramadan Shkurtit, të vrarë. Në këtë periudhë, më datë 3 gusht 1997, në qytetin e Lushnjës është vrarë me armë zjarri shqiptaro-maqedonasi Xhevat Demiri. Në hyrje të qytetit të Lushnjës, viktima së bashku me familjarë të tij janë ndaluar nga katër persona të armatosur, ku ndërmjet tyre ishin edhe të pandehurit Ilir Stërgu dhe Afrim Hoxha, Enver Dondollaku dhe Aldo Bare. Pasi kanë vënë maskat në kokë, ata kanë qëlluar në drejtim të Xhevat Demirit.
Ndërkaq, më datë 13 shkurt 1998, në vendin e quajtur Kolonjë të Lushnjës është vrarë Nimet Zeneli. Në rrugën automobilistike persona të armatosur, ku ndërmjet të tjerëve edhe Arben Boriçi, Ilir Stërgu, Enver Dondollaku dhe Aldo Bare i kanë zënë pritë një fuoristrade. Ata kanë qëlluar në drejtim të saj, ku udhëtonte Gramoz Selmani, shoku i ngushtë i Artur Dajës, si dhe shtetasit Masar Aliu dhe Nimet Zeneli. Të pandehurit kanë ndjekur me vrap dy shtetasit Nimet Zeneli dhe Masar Aliu, duke qëlluar me armë në drejtim të tyre. Gjatë ndjekjes shtetasi Nimet Zeneli është plagosur me armë zjarri dhe nuk ka mundur të largohej. I pandehuri Ilir Stërgu së bashku me të pandehurin Arben Boriçi i janë afruar të plagosurit dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me armë zjarri, duke i shkaktuar edhe vdekjen.
Disa ditë më vonë, më datë 22 shkurt 1998, në rrugën Kolonjë-Bitaj të Lushnjës, persona të armatosur, ndërmjet tyre edhe Dondollaku, Stergu dhe Boriçi kanë pritur ardhjen me makinë të Masar Aliut. Ata kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Aliut duke i shkaktuar vdekjen. Pas kësaj ata kanë qëlluar edhe në drejtim të shtetasit Idajet Beqiri, i cili ka qenë rastësisht brenda në automjet. Sipas vendimit, në gusht të vitit 1998 është djegur me anë të zjarrit banesa e shtetasit Shkëlqim Haxhiu. Paraditen e ditës së ngjarjes është bërë goditje me antitank në makinën e Sul Zotaj, ku ndodhej edhe drejtuesi i grupit kriminal Alfred Shkurti. Më datën 21 tetor 1998, në fshatin Grabian të qytetit të Lushnjës, pasi është dëgjuar një plasje eksplozivi, janë gjetur në vendngjarje pjesë të një trupi njerëzor i shpërndarë. Ditën e vrasjes së Artur Dajës, në sheshin e qytetit të Lushnjës, pjesëtarë të grupit kriminal kanë shëtitur nëpër shesh kokën e prerë të kufomës së Artur Dajës. Sipas vendimit, në ngjarjen kriminale të ekspozimit të kokës së prerë ka qenë midis të tjerëve edhe Enver Dondollaku.
Grupi
Nga provat e gjykimit rezulton se i pandehuri Aldo Bare kishte një rol dhe autoritet absolut në organizatë. Nga veprimet hetimore e gjyqësore ka rezultuar që të gjithë anëtarët e organizatës kriminale kanë pasur një disiplinë të fortë të drejtuar dhe të kontrolluar nga i pandehuri Aldo Bare. Në gjithë veprimtarinë e saj, kjo organizatë udhëhiqej nga interesat e të pandehurit Bare. Anëtarët e organizatës i drejtoheshin drejtuesit të tyre Bare me nofka të tilla si: "i madhi", "profesori", "kryetari" e të tjera. Disiplina e fortë dallohej qartë në momentet kur urdhrat e të pandehurit Aldo Bare nuk diskutoheshin. Ato zbatoheshin me fanatizëm nga të gjithë anëtarët e organizatës, përfshi këtu edhe të gjykuarin Enver Dondollaku, të cilët vepronin nëpërmjet ushtrimit të dhunës psikike, fizike si dhe të veprimeve kriminale të tilla si rrahje, heqje të lirisë, tortura, vrasje. Në vijim të veprimtarisë kriminale kjo organizatë është kujdesur vazhdimisht në drejtim të ushtrimit të veprimtarive ekonomike, ku pjesëtarë të organizatës ushtronin role të caktuara. Këto veprimtari shtriheshin në lagunën e Karavastasë, në shoqërinë e sport-klub Lushnja, në bingon e qytetit e të tjera. "Nga tërësia e provave arrihet në përfundimin se i pandehuri Enver Dondollaku ka konsumuar elementët penalë të mjaftueshëm për tu dënuar me burgim të përjetshëm. Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, i pandehuri dënohet përfundimisht me 25 vjet burg", përfundon vendimi i gjykatës.