E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenton të shoqin, nën hetim gruaja

Aksidenton burrin me makinë, vihet nën hetim. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se rreth orës 19:00 të ditës së diel ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E.Kaja, 39 vjeçe nga Tirana. Të njëjtat burime njoftojnë se hetimi ndaj tiranases ka nisur pasi rreth orës 15:30 të së dielës, duke drejtuar automjetin tip "Ford", me targë TR1601H, në segmentin rrugor Tiranë-Durrës, në afërsi të Sukthit, ka aksidentuar bashkëshortin e saj, Çezar Kaja, 46 vjeç nga Tirana. I dëmtuari është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit, ku i është dhënë ndihma mjekësore. Burime nga spitali thonë se ai është rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq e shoqja do të përballet me drejtësinë për veprën penale të "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›