E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Servete Kullës, Ambasada e SHBA-së interesohet për dosjen

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës interesohet në Gjykatën e Lartë shqiptare për dosjen me të pandehur Genci Hysën, i akuzuar nga prokuroria për vrasjen e bashkëshortes Servete Kulla në Itali. Burime nga Gjykata Supreme deklarojnë se një përfaqësi e ambasadës ka shkuar në administratën e gjykatës dhe ka tërhequr prej andej vendimin e fundit. Kjo gjykatë vendosi disa ditë më parë se ndaj Genc Hysës nuk rëndon akuza e vrasjes së bashkëshortes së tij, Servete Kulla. Ai do të vuajë dënimin vetëm për akuzën e prostitucionit, pasi për akuzën e vrasjes është shpallur i pafajshëm nga gjykatat italiane për të njëjtën ngjarje. Disa vjet më parë, në Xhenova të Italisë, në një kazan plehrash, u gjet trupi i masakruar e pa jetë i Servete Kullës. Dyshimet për këtë vrasje ranë mbi bashkëshortin e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›