"Kashari 2", zbulohen 10 hektarë mbivendosje të reja
Merr formë hetimi i dytë për abuzimet me pronat në Komunën e Kasharit, në periferi të kryeqytetit, ku ish-drejtuesit lokalë kanë mbivendosur rreth 10 hektarë prona. Burime nga Prokuroria e Tiranës deklarojnë se denoncimet e banorëve të zonës kanë filluar të verifikohen, ndërsa janë ballafaquar me dokumentet e komunës dhe me dokumentet nga Zyra e Përgjithshme e Kadastrave. Përfundimi i verifikimeve të para, megjithëse jo zyrtarisht, flet për një mbivendosje të re prej 100 dynymësh, e cila llogaritet miliona euro. Si përgjegjës për këtë aferë, prokuroria dyshon tek ish-kryekomunarët që u morën të pandehur në dosjen "Kashari 1", të cilët mund të thirren sërish në prokurori në statusin e personit nën hetim. Burimet thanë se komunarët nuk kanë statusin e të pandehurit, por ata do të verifikohen dhe në varësi të hetimeve do të vendoset për statusin e mëtejshëm të tyre, ku më e mundshmja është një hetim i dytë, që do t‘i ulte në bankën e të akuzuarve. Por "frika" e hetuesve të çështjes qëndron në faktimin e akuzave, jo nga prokuroria, por nga gjykata, e cila ka shfryrë në maksimum dosjen e parë, duke i pakësuar dënimin përfundimtar.
Abuzimet
Problemi me pronat në Komunën e Kasharit ka nisur që në vitin 2000 dhe ka vazhduar deri në vitin 2007, kur u desh ndërhyrja e prokurorisë për të "frenuar" mbivendosjet në periferi të Tiranës, ku dëmi llogaritet në miliona euro. Dhjetëra seanca gjyqësore janë hapur në Gjykatën Civile të Tiranës, ku banorët e zonës kërkojnë pronën e tyre, të cilën, megjithëse e kanë me të gjitha dokumentet, ish-kryekomunarët ia kanë kthyer personave të tjerë, të cilët nuk figurojnë as në gjendjen civile të Komunës së Kasharit. Ata falsifikuan dokumentet e pronësisë, në bashkëpunim me ish-kryeplakun e fshatit, me përgjegjësin dhe dy punonjësit e kadastrës së Kasharit. Zyrtarisht, personat e hetuar kanë abuzuar me tapitë e tokës, duke ua dhënë personave që nuk e kishin atë në pronësi, kundrejt ryshfetit. Në dosjen e parë bëhej fjalë për të paktën 18 hektarë tokë bujqësore, mbi të cilën tashmë janë ndërtuar pallate dhe shtëpi private. Toka, në kufi me vijën e verdhë të Bashkisë së Tiranës, vlerësohej me një çmim më të lartë dhe ka qenë preferencë e disa biznesmenëve për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe. Në dosjen e prokurorisë dhe vendimin e gjykatës, përgjimet kanë kryer një rol të rëndësishëm për zbardhjen e bisedave të ish-kreut të Komunës së Kasharit, Alfred Sulaj, me djalin e dajës, Xhevair Hykaj.
Dosjet
Të pandehurit që u gjykuan për mbivendosjet në Komunën e Kasharit mund të përfundojnë në Gjykatën e Lartë brenda muajit qershor. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme thanë se Prokuroria e Apelit e Tiranës po analizon vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit për shtatë të pandehurit dhe në ditët në vijim do të vendosë pwr rekurs në Gjykatën Supreme. Sipas burimeve, çdo vendim gjykate që është në kundërshtim me konkluzionet e prokurorisë, duket të apelohet, dhe në rastin konkret duhet të bëhet rekurs. Pra, një tjetër shkallë gjyqësori mund të vendosë për të pandehurit, të cilët u liruan nga Gjykata e Apelit. Kjo e fundit përgjysmoi vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës, ndërsa nuk mori në konsideratë disa nga provat e prokurorisë, e cila kishte kërkuar një dënim disa herë më të lartë.