Aksidenton të bijën për vdekje
Ngjarjet e dhimbshme nuk kanë të sosur në muajin mars. Në Vlorë, babait 34-vjeçar i është dashur të çojë të vdekur në spital të bijën trevjeçare, që e kishte futur në rrotat e makinës së tij. Policia lokale njoftoi dje se një 34-vjeçar nga qyteti i Vlorës ka aksidentuar me vdekje vajzën e tij 3-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "1 Maji", kur Viktor Rrapushi po nxirrte makinën nga banesa për të dalë. Teksa po ecte mbrapsht, vajza e tij tre vjeçe, F. Rapushi, i është afruar makinës dhe babai nuk e ka vënë re dhe ka vazhduar të ecë, derisa rrota e pasme e automjetit tip "Mercedes Benzs ML" me ngjyrë të zezë me targa VL 8577 B ka shtypur 3-vjeçaren, e cila ka marrë goditje fatale në kokë. Menjëherë babai e ka çuar të bijën në urgjencën e spitalit të Vlorës për ndihmë të parë, por ka qenë e kotë, pasi 3-vjeçarja ka ndërruar jetë. Ajo është çuar në morgun e spitalit, ndërsa nga ana e policisë ngjarja është cilësuar aksidentale. Automjeti i Viktor Rapushit është shoqëruar në polici, ndërsa edhe ky i fundit është marrë në pyetje. Ai do të hetohet në gjendje të lirë për aksidentin e ndodhur.
SSSASS