E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli do forme e dhunes ceshtje e te gjitheve

“Parandalimi i dhunës, mbrojtja e viktimave dhe ndëshkimi i keqbërësve, veprimi kundrejt çdo forme të dhunës kërkon veprimin e të gjithë aktorëve për bashkëpunim dhe bashkëveprim!”.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mori pjesë sot në Konferencën “Dhuna në familje është krim! Familja pa dhunë-shoqëri në paqe!”, e cila zhvilloi punimet e saj në Tiranë.

Duke vlerësuar hapat që po ndërmerren për nënshkrimin e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje, Kryetarja e Kuvendit garantoi personalisht se sapo kjo Konventë të jetë në tavolinën e saj të punës, do të ratifikohet dhe miratohet menjëherë.

Në këtë konferencë të posacme kundër dhunës në familje, ministri i Punës, Spiro Ksera deklaroi se pikërisht në këtë drejtim po ecet, ndërsa janë depozituar në Kuvendin e Shqipërisë dhe ndryshimet në kodin penal që përforcojnë masat ndaj ushtruesve të dhunës.

Ministri Ksera vuri në dukje si zhvillim pozitiv ndërgjegjësimin e shoqërisë për denoncimin e rasteve të dhunës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›