Aksion i ndertimoreve ne Sauk. Banoret bejne rezistence
Rreth 40 banesa do të prishen në zonën e Saukut të vjetër, në pjesën ku do të kalojë unaza e madhe. Policia ndërtimore edhe pse thotë, që këta banorë janë njoftuar në kohë është ndeshur me rezistencën e tyre. Banorët sqarojnë se nuk janë njoftuar në kohë dhe nuk kanë ku të futin kokën.
“Ka ardhur nje letër sot, pa vulë, pa asnjë gjë që thotë që duhet të iki nga shtëpia. Unë I them shtetit të më jape leje ku të shkoj, ku të rri?… As qira, as një gjë. Vendimi ka ardhur në datë 14… çfarë të bëj për 10 ditë”- thotë Sami Braja, banor i Sakut.
Megjithatë Drejtori i Inspektoriatit të Ndërtimit, Tiranë, Dem Dollapi i ka siguruar banorët, që do të demshpërblehen dhe të nisin të plotësojnë dokumentat për të marrë paratë. Dollapi ka shtuar se nëse banorët do të kishin kryer veprimet më herët do të mund t’i kishin marrë të hollat e dëmshpërblimit, ata kanë neglizhuar.
“I kemi njoftuar herë pas here. Këto janë vlerësuar, janë kompensuar. Problemi është se këta nuk I kanë marrë paratë se nuk shkojnë të bëjnë dokumentat. Në momentin që paraqesin çertifikatën e pronesisë dhe një numër llogarie, nga Drejtoria e Rrugëve u kalon shuma përkatëse”- tha Dollapi.
Pritet, që vetëm për pak ditë e gjithë zona nga liqeni deri tek xhamia e Saukut të pastohet nga ndërtimet dhe policia ndërtimore u kërkon banorëve të mos i pengojnë të kryejnë detyrën.
Julia Bardhushi Azhornuar së fundi ( e hënë , 22 gusht 2011 )