Arvizu Permiresoni Kodin Dialog per reformen zgjedhore

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu sugjeron liderët politik shqiptarë të fokusojnë energjitë në hartimin e ligjit të ri elektoral. Qëndrimi i shefit të diplomacisë amerikane në Shqipëri u bë publik pasi dy kampet e mëdha politike e interpretuan raportin final të OSBE/ODIHR në dy këndvështrime të ndryshme. Ai kërkoi nga dy gjigandët e politikës shqiptare të tregohen serioz në hartimin e kodit të ri elektoral.
“Raporti i OSBE –ODIHR ishte një raport tërësor, i plotë dhe objektiv.Themi here pas here që infrastruktura ligjore në Shqipëri, është e plotë dhe e mirë, por zbatimi i ligjit lë për të dëshiruar. Siçe bën të qartë raporti i OSBE/ODIHR ka boshllëqe në kodin elektoral, i cili ka nevojë për t’u përmirësuar, sepse këto boshllëqe nuk kanë lejuar zbatimin më tej të tij. Dhe këtu duhet të jetë fokusi, sidomos i reformimit elektoral.
Të gjitha energjitë dhe fokusi duhet të përqëndrohen në hartimin e reformës zgjedhore. Të dy palet duhet ta bëjnë këtë, duhet të tregohen seriozë, në lidhje me reformën në të kundërt nuk do të jetë e sukseshme”- tha Arvizu.
Sesioni i ri parlamentar pritet të sjellë zhvillime të reja në qarqet politike përsa i takon kërkesës së ndërtimit të ligjit të ri zgjedhor. Deklaratat e ambasadorit Arvizu u bën pas përfundimit të takimit që ai zhvilloi me ministrin e ri të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi.
Erjon Ajazi