Shuhen pas 48 oresh flaket ne Tarabosh

Thuajse janë shuar plotësisht flakët në Malin e Taraboshit. Është bërë e mundur të vihen nën kontroll vatrat e zjarrit dhe se ndryshe nga një ditë më parë nuk ka më rrezik për përfshirjen nga zjarri të banesave. Zjarri që ra në malin e Taraboshit i favorizuar nga era e fortë u përhap edhe në zonën e Shirokës duke djegur disa hektarë me pyje. Pas 48 orësh përpjekje , është bërë e mundur që të izolohen vatrat e zjarrit.
“Janë angazhuar të gjitha forcat e ushtrisë dhe kanë ndërhyrë për izolimin e zjarrit. Era ka favorizuar shfaqjen e zjarrit. Nuk ka asnjë shtëpi të djegur, por vetëm disa të braktisura”- tha drejtori I Pyjores, Agim Dardha.
Për shuarjen e flakëve në Malin e Taraboshit, që prej ditës së dielë u thirrën në ndihmë të zjarrëfikësve edhe forca të ushtrisë, si edhe u përdorën helikopterë e mjete te tjera, nga struktura të policisë.
Azhornuar së fundi ( e hënë , 22 gusht 2011 )